Mandati i vetmi i fituar nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ në zgjedhjet e 11 majit mbetet te Ana Dajko, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që i dha fund përplasjes për këtë mandat.
Vendimi konfirmon atë të dhënë më 30 korrik nga KAS, që mandatin e riktheu te e para në listë, Ana Dajko.
Adriatik Lapaj kishte depozituar më 4 gusht një padi në Kolegjin Zgjedhor, duke kërkuar mandatin si fitues i listës së hapur me votat preferenciale.
Më pas, ai dorëzoi një kërkesë tjetër për të lënë në fuqi vendimin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, që mandatin t’i jepet kushërirës së tij, Kleana Xhuveli.
Celibashi kishte vendosur të njohë të drejtën për tërheqjen e mandatit nga disa kandidatë, por KAS rrëzoi vendimin dhe mandati iu dha Ana Dajkos, e para në listë.
Konflikti kishte nisur pas kërkesës së dajës së Endri Shabanit për të mos njohur dorëheqjen e tij, si dhe pas ambicies së Xhuvelit për të marrë mandatin, gjë që çoi edhe në një përplasje publike mes Lapajt dhe Shabanit.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor hap rrugë për certifikimin zyrtar të zgjedhjeve të 11 majit, duke mbyllur kështu një ngërç që zgjati disa javë./Versus.al







