AKTUALITET /

Kombëtarja luan sot në “Arenën Kombëtare”, bllokohen disa rrugë rreth stadiumit

Shkruar nga Versus

Kombëtarja luan sot në “Arenën Kombëtare”,

Policia e shtetit ka publikuar njoftimin për masat e ndërmarra në kuadër të mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore që Shqipëria zhvillon sot me Jordaninë në orën 19:00.

Do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore përreth stadiumit duke nisur nga ora 17:00, konkretisht:

Rrugën “Dervish Hima”;

Rrugën “Gjergj Filipi”;

Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse. Versus.al

Poll