Është shtyrë seanca e parë në themel për drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Taulant Tusha e Mariglen Qato.
Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve dhe një anëtar i trupit gjykues, teksa vetë të pandehurit e mësipërm nuk morën pjesë në seancë.
Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Jaku dhe Nestor Muhametllari ishin të pranishëm në gjyq. Flora Hajredinaj një nga tre anëtaret e trupës mungonte në seancë, teksa të pranishme ishin Elsa Ulliri dhe Flojera Davidhi.
Drejtorët bashkiak akuzohen për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.
Të gjithë të akuzuarit e dosjes “5D”, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, por gjykata nuk është shprehur deri në këtë fazë, ndërkohë që në seancën e ardhshme që pritet të mbahet më datë 7 mars në orën 11:00 pritet të zhvillohet seanca e radhës ku do të nisë shqyrtimi gjyqësor./Versus.al







