AKTUALITET /

Konferencë e NATO-s në Tiranë, nga nesër deri të premten bllokohen 3 rrugët e rëndësishme

Shkruar nga Versus

Konferencë e NATO-s në Tiranë, nga nesër deri të

Policia e shtetit ka përgatitur një plan masash në kuadër të zhvillimit të konferencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike e cila mbahet nesër deri më 10 tetor.

Me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe rendit publik, policia ka publikuar masat për bllokimin e plotë të disa prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit.

Rrugët ku ndalohet qarkullimi i automjeteve:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza”, duke përfshirë edhe vetë sheshin;

Rruga “Gjergj Filipi”;

Aksi që lidh hotelin “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë, për këmbësorët do të jetë i mbyllur trotuari nga hyrja e hotelit “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve, gjatë gjithë kohëzgjatjes së konferencës.

Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor deri në ora 15:00 të datës 10 tetor 2025. Versus.al

Poll