AKTUALITET /

Konfirmohet pista e gjakmarrjes/ Autori i plagosjes në Gjermani, vëllai i boksierit shqiptar

Bild raporton se autor i sulmit ku mbetën të plagosur vëllai dhe babai i vrasësit të Besar Nimanit është Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë.

Shkruar nga Versus

Konfirmohet pista e gjakmarrjes/ Autori i plagosjes në Gjermani,

Identifikohet autori i sulmit të përgjakshëm me armë zjarri, që ndodhi të mërkurën para një Gjykate në Gjermani, teksa brenda po mbahej gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.

Bild raporton se autor i sulmit ku mbetën të plagosur vëllai dhe babai i vrasësit të Besar Nimanit është Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë.

Konfirmohet pista e gjakmarrjes/ Autori i plagosjes në Gjermani,

Autoritetet në Gjermani kanë shpallur në kërkim Berat Nimanin, ndërsa kanë publikuar foton e tij.

Policia gjermane ka paralajmëruar qytetarët që të tregojnë kujdes pasi autori paraqet rrezikshmëri, pasi ka me vete armën e sulmit.

Sipas grupit hetimor dyshohet se sulmi ka ndodhur për gjakmarrje.

Berat Nimani qëlloi me armë zjarri mbi një grup personash përpara gjykatës të mërkurën e 27 shkurtit.

 

Poll