Elbasan- Një 59 vjeçar i identifikuar si Ilir Kociaj (Koçiaj) është arrestuar nga policia teksa qarkullonte në autostradën Tiranë-Elbasan ku edhe tentoi t’ju arratisej efektivëve.
I arrestuari rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e Firences në Itali e ka dënuar atë me 18 vite burg për trafik droge. Kociaj akuzohet se ka drejtuar një organizatë kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.
Pas arrestimit, 59 vjeçari iu dorëzua policisë së Elbasani ndërsa do të nisin procedurat për ekstradimin e tij. Versus.al







