AKTUALITET /

Trafikuan 6 ton kokainë/ “Cinco”, “Plaku matuf”, “Keli”, nofkat e Ermir Ndrejajt, Plarent Dervishajt e Klevis Hoxhosmanit

Të arrestuar nga ky megaoperacion janë: Ermir Ndreaj, vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej, ndërsa Ilir Rroshi dhe Devid Patrut janë shpallur në kërkim.

Shkruar nga Versus

Trafikuan 6 ton kokainë/ “Cinco”, “Plaku matuf”,

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) arrestoi disa anëtarë të një organizate kriminale që furnizonte me drogë Europën dhe Britaninë e Madhe, duke marrë mallrat nga Amerika Latine.

Një detaj i veçantë i dosjes hetimore është përdorimi i pseudonimeve nga anëtarët e bandës për të fshehur identitetet e tyre reale.

Të arrestuar nga ky megaoperacion janë: Ermir Ndreaj, vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej, ndërsa Ilir Rroshi dhe Devid Patrut janë shpallur në kërkim.

Ermir Ndreaj njihet ndryshe si “Cinco”, emër i njëjtë me lokalet e natës dhe kompanitë që ai zotëron në kryeqytet e më gjerë. 

Artur Hoxhosmani njihet me nofkat "Burrelsi", "Lambo", "Santucio" dhe "Santocio New", ndërsa i vëllai si “Keli” siç njihet gjerësisht në rrethin e tij miqësor si dhe “Santucio Brother”, lidhur me pseudonimin e vëllait të tij.

Erion Alibej njihej me nofkën “Liz”, “Liizzz”, “Krymi”, dhe “Noku”, ndërsa Plurent Dervishaj si “Xio”, “Shoku” dhe “Plaku matuf”.

Ndërkohë dy personat e shpallur në kërkim, Devid Patrut alias Devid Boraj alias Elidon Skënderaj, njihet si “Bisha” dhe “Bisha new”, ndërsa Ilir Lloshi me pseudonimin “Licja”.

Poll