AKTUALITET /

Konflikt i çastit apo llogari biznesi?! Vrasësi i italianit, Kamber Sulçaj biznesmen i fuqishëm në Vlorë! Aksioner i “Stone Quramenga”!

Ai rezulton ndër themeluesit e kompanisë “Stone Quramenga”, që merret me nxjerrjen dhe përpunimin e gurëve dekorativë dhe materialeve të tjera ndërtimi.

Shkruar nga Versus
Konflikt i çastit apo llogari biznesi?! Vrasësi i italianit, Kamber
Edoardo Sarchi/ Kamber Sulçaj

Ngjarja e rëndë në Tepelenë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, ka nxjerrë në skenë emrin e Kamber Sulçajt, 48 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i krimit.

Sulçaj nuk është një qytetar i zakonshëm.

Ai rezulton ndër themeluesit e kompanisë “Stone Quramenga”, që merret me nxjerrjen dhe përpunimin e gurëve dekorativë dhe materialeve të tjera ndërtimi.

Aktualisht, 48-vjeçari zotëron 25% të aksioneve të kapitalit të kësaj kompanie, bashkë me babain e tij, Delo Sulçaj, dhe disa ortakë të tjerë.

Konflikt i çastit apo llogari biznesi?! Vrasësi i italianit, Kamber

Konflikt i çastit apo llogari biznesi?! Vrasësi i italianit, Kamber

Sipas hetimeve paraprake, gjithçka ka nisur si një konflikt banal.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Sulçaj është përplasur fillimisht verbalist me Edoardo Sarchin dhe tre shqiptarët që e shoqëronin atë Eqrem, Daniel dhe Gazment Braçi.

Shkaku dyshohet të ketë qenë përdorimi i dritave të gjata të makinës nga pala e italianit. Por, debati i çastit ka degjeneruar në përdorimin e armës, duke i marrë jetën 44-vjeçarit.

Megjithatë, dinamika e ngjarjes mbetet e paqartë.

Këto dyshime janë shtuar edhe pas kontrolleve të policisë në banesat e Sulçajt dhe familjarëve të tij në Mesaplik e Vlorë, ku u gjetën 2.5 milionë lekë (lekë dhe euro), tre armë gjahu me municion luftarak, 450 fara të dyshuara kanabisi dhe dy kasaforta.

Gjithashtu, hetuesit kanë sekuestruar edhe mjete të sofistikuara, si dylbi termike, dylbi me rreze infra, mbajtëse arme dhe elektrik dore – pajisje që i afrohen më shumë një arsenali paramilitar sesa përdorimit të zakonshëm.

Hetimet e mëtejshme dhe marrja në pyetje e Kamber Sulçajt, nëse do të arrestohet, pritet të hedhin dritë mbi pyetjen kyçe: a ishte kjo një vrasje e çastit për një grindje të vogël, apo hesape biznesi? /Versus.al

Poll