AKTUALITET /

Konflikt mes dy persona në Kamëz, lëndohet 38 vjeçari, policia gjen në vendngjarje gëzhojë

Policia është njoftuar për një konflikt mes disa personave dhe është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Shkruar nga Versus
Konflikt mes dy persona në Kamëz, lëndohet 38 vjeçari,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një konflikt me sende të forta mes disa personave ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Kamëz.

Policia është njoftuar për një konflikt mes disa personave dhe është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Në rrugën “OSBE” ku ka ndodhur konflikti, policia ka gjetur edhe një gëzhojë.

“Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.

Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: