AKTUALITET /

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, Prokuroria e Elbasanit çon për gjykim gjashtë efektivë policie

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim gjashtë punonjës policie, të dyshuar për përfshirje në veprimtari korruptive dhe shpërdorim detyre.

Shkruar nga Versus
Korrupsion dhe shpërdorim detyre, Prokuroria e Elbasanit çon
Foto ilustruese

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim gjashtë punonjës policie, të dyshuar për përfshirje në veprimtari korruptive dhe shpërdorim detyre.

Shtetasit Xh.S., E.H., A.T., N.Xh., E.K. dhe B.T. përballen me akuzat për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shpërdorimi i detyrës", të parashikuara nga nenet 259/1, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Hetimi, i zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 377 të vitit 2024, u krye në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Dega Elbasan-Korçë, dhe përfshiu përdorimin e metodave proaktive për dokumentimin e rasteve të korrupsionit.

Sipas Prokurorisë, efektivët në fjalë, të cilët ishin pjesë e Seksionit të Qarkullimit Rrugor pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë toleruar me dashje drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke mos vendosur masat administrative të parashikuara me ligj. Këto veprime, të cilat janë kryer në mënyrë të përsëritur dhe në bashkëpunim, kanë sjellë dëm ekonomik për shtetin dhe kanë cenuar interesin publik.

Njoftimi i prokurisë:

Nuk vendosnin gjoba edhe pse konstatonin shkelje nga drejtuesit e mjeteve, Prokuroria Elbasanit dërgon në gjyq gjashtë policë për ‘Korrupsion pasiv’ e ‘Shpërdorim detyre’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë punonjës policie, shtetasit Xh.S., E.H., A.T., N.Xh., E.K., dhe B.T. nën akuzë për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 259/1, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Në përfundim të një hetimit të plotë, të gjithanshëm duke përdorur dhe metodat proaktive të hetimit në bashkëpunim dhe me AMP, Dega Elbasan-Korçë, mbi procedimin penal nr.377 të vitit 2024, u arrit të identifikohen disa raste të korrupsionit të punonjësve të policisë ndaj drejtuesve të mjeteve me qëllim mosndëshkimin e tyre administrativisht.

Shtetasit XH.S, E.H, A.T, N.XH punonjës të policisë pranë Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë akuzuar respektivitsht për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, më shumë se njëherë të parashikuar nga neni 259/1, 248, të Kodit Penal. Ndërsa shtetasit E.K, B.T, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Gjatë veprimtarisë së tyre këta punonjës policie, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, edhe pse konstatonin rastet e kundërvajtjes administrative të drejtuesve të mjeteve nuk procedonin me dashje me vendosjen e masës administrative duke dëmtuar interesat financiarë të shtetit dhe interesin publik.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, i bën thirje shtetasve që të denoncojnë çdo lloj akti korruptiv apo abuzim me detyrën të çdo funksionari publik me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale. Versus.al

Poll