AKTUALITET /

“Kosova është Serbi”, sulmohet portali online i RTSH-së! Mediat e Kosovës: Hakerat janë serbë

Portali online i Radio Televizionit Shqiptar dhe llogaritë e saj në rrjetet sociale kanë rënë pre një sulmi kibernetik, por ende nuk dihet ekzaktësisht se kush janë autorët.

Shkruar nga Versus

“Kosova është Serbi”, sulmohet portali online i

Portali online i Radio Televizionit Shqiptar dhe llogaritë e saj në rrjetet sociale kanë rënë pre një sulmi kibernetik, por ende nuk dihet ekzaktësisht se kush janë autorët.

 Radio Televizioni Shqiptar ka pranuar në rrjetet sociale vjedhjen e përkohshme të llogarive në rrjetet sociale, ndërsa lajmëron se po punon për rikthimin e sigurisë kibernetike dhe fshirjen e postimeve me përmbajtje sensitive.

“Llogaria jonë ka qenë subjekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar postime të paautorizuara.

Ju keshillojmë te mos ndërveproni me postimet e dyshimta dhe té raportoni çdo aktivitet te pazakonté.

Faleminderit për mirëkuptimin”,- thuhet në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar në rrjetin social Facebook.

Mediat e Kosovës pretendojnë se uebsajti është sulmuar nga hakera serbë, të cilët pasi e kanë përvetësuar kanë filluar të postojnë lajme dhe tituj të rremë. Versus.al

“Kosova është Serbi”, sulmohet portali online i “Kosova është Serbi”, sulmohet portali online i  

Poll