AKTUALITET /

KQZ vendos për votat e ardhura nga Greqia: A do të numërohen zarfe?

KQZ ka vendosur që votat e mbërritura nga Greqia, të cilat janë lënë pezull, do të numërohen pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti.

Shkruar nga Versus
KQZ vendos për votat e ardhura nga Greqia: A do të numërohen
Ilirjan Celibashi

KQZ ka vendosur që votat e mbërritura nga Greqia, të cilat janë lënë pezull, do të numërohen pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti.

“Anëtarët e grupeve të numërimit kanë të drejtë të kontestojnë votat kur lexohen, dhe nuk kanë asnjë target tjetër ligjor.

Asnjë instancë tjetër zgjedhore, nuk kanë kompetencë procedurale për të shqyrtuar kërkesa apo pretendime për parregullsi të mundshme të procesit zgjedhore.

Kjo bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar numërimi dhe  tabulimi i rezultatit”, u shpreh Celibashi pas mbledhjes teksa shpalli vendimin që numërimi të vijojë për diasporën, përfshirë dhe për Greqinë.

Votat e mbërritura nga Greqia u vendosën fillimisht në pezull, pas një kërkese zyrtare të Partisë Demokratike drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e cila kërkonte mosnumërimin e tyre.

Pas këtij vendimi, Partia Socialiste e ankimoi çështjen në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), i cili në përfundim i dha të drejtë PS-së, duke lejuar numërimin e zarfeve të ardhura nga shteti fqinj./Versus.al

Poll