AKTUALITET /

Kreu vrasje në Spanjë, arrestohet në Kamëz 39 vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Versus

Kreu vrasje në Spanjë, arrestohet në Kamëz 39 vjeçari

Tiranë- Një 39 vjeçar i identifikuar si Elion Vathi (Kaçi) është arrestuar nga forcat Operacionale në Kamëz pasi ishte shpallur në kërkim nga Spanja për vrasje.

Autoritetet spanjolle kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për 39 vjeçarin i cili akuzohet se ka krye një vrasje.

Pas arrestimit, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës ku do t’u nënshtrohet procedurave gjyqësore për veprën penale për të cilën akuzohet. Versus.al

Poll