AKTUALITET /

Kreu i SPAK, Altin Dumani takim me dyer të mbyllura në Departamentin Amerikan të Shtetit

Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nuk do të ketë mbulim mediatik.

Shkruar nga Versus
Kreu i SPAK, Altin Dumani takim me dyer të mbyllura në Departamentin
Altin Dumani

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, pritet të zhvillojë sot një takim të rëndësishëm në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington.

Sipas agjendës, në orën lokale 16:30, Dumani do të takohet me Brendan P. Hanrahan, shefin për çështjet europiane dhe euro-aziatike në Departamentin e Shtetit. Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nuk do të ketë mbulim mediatik.

Ky event vjen vetëm pak javë pas zgjedhjes së drejtuesit të ri të BKH-së nga KLP, si dhe ndërkohë që garat për kreun e ri të SPAK-it janë hapur zyrtarisht, duke pasur parasysh se mandati i Altin Dumanit skadon në dhjetor të këtij viti.

Ky është takimi më i nivelit të lartë që një zyrtar shqiptar zhvillon me administratën amerikane që nga periudha e Presidentit Trump.

Poll