AKTUALITET /

Kryebashkiaku dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA/ Antiterrori 'zbarkon' në Gjirokastër, hetohet përhapja e lajmit të rremë

Hetimet lidhen me publikime në rrjete sociale, ku pretendohej se në Bashkinë e Gjirokastrës kishte raste të një sëmundjeje infektive dhe se edhe kryebashkiaku Flamur Golemi ishte prekur.

Shkruar nga Versus
Kryebashkiaku dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA/ Antiterrori
Kryebashkiaku Flamur Golemi

Struktura e Antiterrorit nga Tirana është angazhuar prej disa ditësh në Gjirokastër, në kuadër të verifikimeve për një informacion të dyshuar të rremë të shpërndarë në rrjetet sociale, i cili ka shkaktuar reagime në opinionin publik lokal.

Hetimet lidhen me publikime në rrjete sociale, ku pretendohej se në Bashkinë e Gjirokastrës kishte raste të një sëmundjeje infektive dhe se edhe kryebashkiaku Flamur Golemi ishte prekur.

Këto pretendime nuk janë konfirmuar nga autoritetet shëndetësore dhe po verifikohen nga organet kompetente.

Burime bëjnë me dije se disa persona janë marrë në pyetje për të zbardhur origjinën dhe mënyrën e përhapjes së informacionit, ndërsa po hetohet nëse lajmi është përhapur në mënyrë të koordinuar apo është amplifikuar nga palë të tjera në rrjetet sociale.

Ndërkohë, mësohet se kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, përmes avokatit të tij, ka depozituar kallëzim penal pranë organeve kompetente, duke kërkuar hetim për përhapje paniku dhe publikim të informacionit të pavërtetë që, sipas tij, dëmton figurën e tij dhe institucionin që drejton.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim përfundimtar zyrtar mbi çështjen./Versus.al

Poll