Shkodër- Dy të rinj janë arrestuar nga policia në fshatin Koplik i Sipërm pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dy vajza të mitura në këmbim të shumave monetare kundrejt tyre.
Të miturat 16 dhe 14 vjeçe shfrytëzoheshin nga dy 19 vjeçarët Algeos Kekaj dhe Skendi Cubaj për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Gjatë kontrollit të riut A.K iu gjet një sasi kanabisi.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit, teksa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Versus.al







