AKTUALITET /

Kryepeshkopi Janullatos në gjendje kritike, mediat greke: Është në terapi intensive

Shkruar nga Versus

Kryepeshkopi Janullatos në gjendje kritike, mediat greke: Është

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndodhet për të pestën ditë të shtruar në spitalin ‘Evangelismos’, në Greqi, vazhdon të jetë kritike, raporton CNN Greece.

Sipas informacioneve, kryepeshkopi ndodhet në repartin e spitalit, por në kushte të terapisë intensive.

Kujtohet se Kryepeshkopi u transportua me një fluturim të Forcave Ajrore nga Tirana në Athinë pasditen e së premtes (3 janar).

Ai u shtrua fillimisht me një virus sezonal më 30 dhjetor në një spital të Tiranës, por shëndeti i tij u përkeqësua dhe u gjykua e nevojshme transferimi i tij në një spital të Athinës.

A ju duken abuzive çmimet e kompanive celulare Vodafone dhe One?

  • Po
  • Jo
  • Nuk kam koment