AKTUALITET /

Kush do e drejtojë Policinë? Nis sot faza e intervistimit, 16 kandidatë në garë (EMRAT)

Nis sot faza e intervistimit për kandidatët që garojnë për drejtimin e Policia e Shtetit, me 16 emra në garë për postin e kryepolicit. Brenda 48 orësh, ministri Besfort Lamallari pritet t’i propozojë qeverisë një kandidat për emërim.

Shkruar nga Versus

Kush do e drejtojë Policinë? Nis sot faza e intervistimit, 16

Sot në orën 09:30 zhvillohet faza e intervistimit për kandidatët që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Procesi po mbahet nga komisioni në Ministria e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja Silva Caka, sekretarja e përgjithshme Kledia Ngjela dhe kreu i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, të cilët më herët kanë vlerësuar dosjet e kandidatëve.

Në total, për postin e kryepolicit kanë aplikuar 16 persona, ndërsa dy kandidatura nga jashtë radhëve të Policia e Shtetit, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, janë skualifikuar pas verifikimit paraprak.

Pas përfundimit të intervistave, kandidatët do të renditen sipas pikëzimit nga më i vlerësuari tek më i dobëti. Brenda 48 orëve, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, pritet të propozojë një emër për emërim në Këshilli i Ministrave. Megjithatë, ligji parashikon që përzgjedhja nuk është domosdoshmërisht e lidhur me kandidatin e renditur të parin.

Në garë janë përfshirë emra të njohur të strukturave policore, përfshirë drejtues aktualë dhe ish-drejtues të rëndësishëm, si Tonin Vocaj, Skënder Hitaj, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Saimir Boshnjaku, si dhe drejtues të qarqeve si Elidon Çela, Afrim Tafa dhe Gentian Berberi. Po ashtu, pjesë e garës janë edhe emra nga Akademia e Sigurisë dhe strukturat kufitare.

Posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit mbeti vakant pas dorëheqjes së Ilir Proda, ndërsa aktualisht detyrën e mban i komanduar Sokol Bizhga./Versus.al

Poll