
Sot mbahet seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 14 vjeçarit M.P i cili vrau me thokë bashkëmoshatarin e tij tij M.C pas një sherri që kishin pasur më herët, masë e cila do t’I komunikohet në spitalin privat ku po mjekohet për plagët e marra në dorë të shkaktuara nga konflikti.
Por detaje të reja kanë dalë sërish në dritë pasi policia është rikthyer sërish në vendin e ngjarjes dhe kasekuestruar kamerat e bizneseve përreth, sipas Ballkanweb.
Dyshime të reja janë ngritur mbi autorin e këtij krimi, 14 vjeçarin Mario Përlleshaj ku pasi ka goditur me thikë bashkëmoshatarët e tij është larguar me vrap nga vendngjarja. Këto kamera pritet të dëshmojnë se kush kanë qenë personat e tjerë që kanë pasur djeni mbi këtë ngjarje dhe kanë ndihmuar autorin të largohet në vendi ku ndodhi konflikti. Këta persona dyshohet të jenë shokë të autorit si dhe disa nga kushërinjtë e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën rreth 200 metra larg shkollës 9 vjeçare “Fan Noli” ku të dy të miturit ishin nxënës. 14 vjeçari u dërgua në spital nga të pranishmit pranë vendngjarjes për shkak se ambulance u vonua në trafik. Pavarësisht mbërritjes në spital, i mituri nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve që kishte marrë në zemër./Versus.al







