AKTUALITET /

Kush e zëvendëson? U emërua në shtator, jep dorëheqjen komandati i Gardës

Onuzi u emërua në krye të Gardës më 10 shtator 2024, pas një procesi konkurrimi me gjashtë kandidatë, përfshirë edhe ish-kreun e Policisë së Shtetit, Artan Didi

Shkruar nga Versus

Kush e zëvendëson? U emërua në shtator, jep dorëheqjen

Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij më 3 qershor 2025. Ai e paraqiti dorëheqjen pranë Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha .

Onuzi u emërua në krye të Gardës më 10 shtator 2024, pas një procesi konkurrimi me gjashtë kandidatë, përfshirë edhe ish-kreun e Policisë së Shtetit, Artan Didi . Ai ka një sfond profesional në fushën e sigurisë, duke qenë i angazhuar më parë në pozicione menaxheriale pranë një kompanie koncesionare . 

Arsyet e dorëheqjes së Onuzit nuk janë bërë të ditura publikisht. Aktualisht, nuk ka informacion mbi emërimin e një pasuesi në këtë pozicion të rëndësishëm. /Versus.al/

Poll