Interpol ka publikuar një listë me 10 shqiptarët më të kërkuar, ku përfshihen individë të akuzuar për krime të rënda. Dy prej tyre kërkohen nga drejtësia amerikane si të dyshuar për vrasje, ndërsa krimet për të cilat ata janë të kërkuar përfshijnë vrasje, grabitje dhe trafikim lëndësh narkotike.
Nga lista e përpiluar, vetëm dy individë nga Shqipëria janë kërkuar nga autoritetet lokale. Në krye të listës qëndron Bedri Noka, një 40-vjeçar nga Novoseja e Vlorës. Ai është në kërkim nga Belgjika, pasi dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale që merret me trafikimin e sasisë së madhe të kokainës në Europë. Përveç kësaj, Noka akuzohet edhe për pastrim parash, që e lidh atë me aktivitetet e paligjshme që zhvillohen ndërkufitarisht.
Lista e plotë e të kërkuarve dhe akuzat ndaj tyre:
1. Bedri Noka (40 vjeç) - I kërkuar nga Belgjika për përfshirje në organizatë kriminale, trafik droge dhe pastrim parash.
2. Andi Kuka (31 vjeç) - I kërkuar nga Belgjika për të njëjtat akuza: trafik droge, organizatë kriminale dhe pastrim parash.
3. Taulant Memo (38 vjeç) - I kërkuar nga Greqia për dëmtim financiar mbi 10,000 euro dhe armëmbajtje pa leje.
4. Ergest Memo (40 vjeç) - I kërkuar nga Greqia për të njëjtat akuza si Taulant Memo.
5. Aleks Burreli (56 vjeç) - I kërkuar nga Qipro për komplot për vrasje, përdorim eksplozivësh, zjarrvënie, vjedhje dhe tentativa për vrasje.
6. Romeo Rustemaj (35 vjeç) - I kërkuar në Shqipëri për tentativë vrasjeje dhe arratisje nga paraburgimi.
7. Gazment Nebiu (48 vjeç) - I kërkuar në Shqipëri për vrasje me paramendim, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe armëmbajtje pa leje.
8. Ervis Mecollari (37 vjeç) - I kërkuar nga SHBA për vrasje.
9. Spartak Sageri (51 vjeç) - I kërkuar në Shqipëri për vrasjen e dy ose më shumë personave dhe komplot kriminal.
10. Artan Sulstarova (44 vjeç) - I kërkuar nga SHBA për vrasje të shkallës së parë dhe sulm me armë zjarri.








