Gjykata Kushtetuese ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me lajmin e publikuar ditën e djeshme ku u njoftua rrëzimi i pjesshëm i kërkesës së Berishës i cili pretendonte për shkelje të Kushtetutës në caktimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj tij kur ndërkohë nuk ishte marrë leje nga Kuvendi.
Në njoftim sqarohet se nuk është rrëzuar kërkesa e kryedemokratit Sali Berisha sa i takon masës “arrest në shtëpi” dhe se do të ketë një tjetër seancë ku do vendoset mbi këtë kërkesë.
“Duke marrë shkas nga lajmet dhe opinionet në media dhe portale, në lidhje me vendimarrjen e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se vendimi i referohet masave të sigurisë“detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, dhe jo shqyrtimit të masës “arrest në shtëpi”.
Sikurse u deklarua dhe në Konferencën për shtyp të Kryetares Zaçaj, ju sqaroj se për sa i takon vlerësimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kërkesa në lidhje me këtë masë është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateteve dhe rregullave të parashikuara në lig”- thuhet në njoftim.
Lidhur me vendimin e gjykatës reagoi më herët edhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi i cili tha se duhet që SPAK dhe GJKKO duhet të revokojnë masën “arrest shtëpie” për Berishën duke arsyetuar se është masë e panevojshme. Versus.al








