AKTUALITET /

La në paraburgim për 3.9 vite të arrestuarin/ ILD kërkoi ulje rroge për prokurorin, KLP i jep vetëm vërejtje

Prokurori votoi me 3.9 vite urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal për njërin prej të arrestuarve.

Shkruar nga Versus
La në paraburgim për 3.9 vite të arrestuarin/ ILD kërkoi
Agron Bushati, prokuror në Shkodër

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar vetëm pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor për magjistratin Agron Bushati, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Ndaj këtij të fundit ka pasur ankesë nga një prej të arrestuave i cili e akuzonte prokurorin se e kishte mbajtur në paraburgim për 3.9 vite pa i nxjerrë urdhrët ekzekutimi për vendim penal të formës së prerë.

"Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kryer hetimin disiplinor me nismë të një ankuesi, që i është drejtuar ILD-së me ankesë ndaj magjistratit,  për zvarritje mbi 3 vjeçare në nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal për ankuesin.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, rezultoi se magjistrati subjekt hetimi disiplinor, si prokurori me përgjegjësinë e zyrës së ekzekutimit të vendimeve penale, ka vonuar në mënyrë të pajustifikuar,  për një kohë prej 3 vjet e 9 muaj,  nxjerrjen e një akti procedural në shkelje të dispozitave ligjore neneve 462-466 të K. Pr. Penale dhe nenin 49/1 të ligjit nr. 8331, datë 21.4.1998, “Për ekzekutimin e vendimeve penale” i ndryshuar.

Nga hetimi disiplinor u konkludua, se veprimet/mosveprimet e magjistratit, përbëjnë shkelje disiplinore, që cënojnë figurën e magjistratit dhe besimin e publikut tek drejtësia. Inspektori  Lartë i Drejtësisë i propozoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që prokurorit A.B., t’i caktohet masa disiplinore “Ulja përkohshme e pagës deri në 40% për një periudhë deri në 1 vit”, e parashikuar nga neni 108 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar"- thuhet në vendim. 

Pavarësisht se ILD kërkoi uljen e 40% të rrogës së prokurorit, KLP u mjaftua vetëm me masë disiplinore ndaj prokurorit. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: