AKTUALITET /

Levan-Vlorë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shkruar nga Versus

Levan-Vlorë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Levan-Vlorë. Blutë e Fierit njoftojnë se sot rreth orës 19:50 automjeti me drejtues shtetasin B. S, 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Poll