AKTUALITET /

Thika e goditi afër zemrës, 27-vjeçari nga Korça niset me urgjencë drejt Traumës

Menjëherë pas ngjarjes, Kodra është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të specializuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve dhe rrezikun për jetën e tij.

Shkruar nga Versus
 

Thika e goditi afër zemrës, 27-vjeçari nga Korça niset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Korçë, ku një 27-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti. Viktima, e identifikuar si Ari Kodra, ka marrë një goditje në pjesën e poshtme të shpatullës, pranë krahut të zemrës, çka ka shtuar frikën për dëmtime të organeve jetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, Kodra është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të specializuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve dhe rrezikun për jetën e tij.

Autori i dyshuar i sulmit është Aleks Qiqi, i cili është arrestuar nga policia pak pas ngjarjes. Burime bëjnë me dije se Qiqi nuk është i panjohur për organet e rendit. Ai ka precedentë penalë për falsifikim dhe trafik droge, si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi. Mësohet se ai sapo ishte liruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për çështje të lidhura me drogën.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e konfliktit dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë. /Versus.al

Poll