POLITIKË /

“Nuk të p****a fare o spurdhjak”, degradon debati Murrizi-Malaj! Ish-ministri: Je i shitur te qeveria, të fala Taulantit

Shkruar nga Versus
“Nuk të p****a fare o spurdhjak”, degradon debati
Arben Malaj dhe Myslym Murrizi

Një përplasje virtuale e gjatë mes ish-ministrit të Financave Arben Malaj dhe ish-deputetit të PD, Myslym Murrizi është bërë virale për shkak të akuzave të tyre ndaj njëri-tjetrit për çështje të ndryshme.

Debati ka nisur për një deklaratë të Murrizit i cili denonconte se studio e ish-ministrit të PD, Eduart Halimi kishte marrë 2.7 mln euro pagesa fiktive nga Bankers Petroleum, kompania naftnxjerrëse në Patos-Marinëz. Malaj i ka kërkuar Murrizit llogari përse nuk e ka denoncuar më herët këtë gjë, ndërsa i bën thirrje që në argumentet e tij të jetë më i qetë dhe më pak vulgar.

"S’po e kuptoj dot pse kaq heroik Myslymi. Pse kaq poshterues ndaj gjithë të tjerëve, “heroi” mediatik ish-kolegu Myslymi? Kemi folur, shoku Myslym. Kemi folur në parlament, kemi folur në media, kemi apeluar që SPAK duhet të hetojë me prioritet falimentimin e përshpejtuar të Uzines të Përpunimit të Thellë të Naftës. Pse nuk dhe dorëheqje, Myslym, kur autoritetet tatimore  gjate qeverisjes se PD-së, nisën hetim të thelluar për rafineritë e naftës dhe policia e partise tuaj i bllokoj dhe i perzuri tatimoret?

Ish-ministri juaj i Financave urdhëroi ndërprerjen e hetimeve?  Pse nuk protestove në atë ditë?  Pse nuk i bëre një apel të hapur ministrit të Financave dhe kryeministrit tënd? Po, ne kemi folur, por asnjëherë me gjuhë “alabakësh”, por me argumenta thellesisht profesionale.  Jo me vetë-personalizim si hero”- është shprehur Malaj ndër të tjera.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Murrizit në rrjetet sociale i cili me një fjalor të ashpër e akuzon se e kanë bërë bandat deputet dhe se nuk e kishte përfillur urdhrin e tij për ta shkarkuar si nëndrejtor tatimesh në vitin 1997.

“Paska çar satokartin Ben Malaj dhe nga rrjedhja e vajit ka djegur motorrin e vet dhe gonicionin e disa portaleve. Nuk jam heroik une o Ben Malaj, por nuk jam piramidal si ti dhe per modesti po te them qe nuk jam heroik por ne fakt ne krahasim me ty Ben jam sepse ti more “graden” prof kr tek firma piramidale e Lefter Cenajt ndersa une kam bllokuar fondacionin piramidal Xhaferri.

Nuk kam qenë deputet ne 2005 une o Ben Malaj por veten ne 1997-2001 kur ty te bene bandat deputet e une ne zonen time nuk p**dha per bandat e PS e per komitetet e shpetimit te leshit qe te komandonin ty si top futbolli. Madje ti e di mire qe nuk te p**dha as ty ne mars 1997 kur doje te me hiqje si nendrejtor tatimesh e te thashe qe je minister pa vota e nuk te p**rdh. Nese e ke harruar se kohet e fundit je letuar pak, pyet Flor Mimen”- shprehet Murrizi ndër të tjera.

Ish-ministri socialist i është përgjigjur sërish duke i kujtuar Murrizit se ky i fundit e kishte kërcënuar me bandat e Fierit nëse do ta shkarkonte si nëndrejtor dhe një javë më vonë Malaj e ndihmoi për të siguruar vizën për bashkëshorten e tij që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndër të tjera, Malaj thekson se Murrizi pavarësisht se me një arsim bazë si veteriner, hapi universitet privat për jurisprudencë. Më tej e akuzon se edhe mediat e kanë përmendur Murrizin si të shitur tek qeveria për përfitime financiare.

Reagimi i Malajt:

Flori duke ditur arrogancën tende banale më kërkoi t’ju thoja vetë shkarkimin. Të prita në zyrë. Më sulmove me fjalorin më të poshtër të një nëpunësi shteti Më kërcënove me rrugacët dhe të fortët e Fierit. Harrove që isha nga Tepelena dhe I rritur ne Vlorë. Të thashë “pushka top”! Po më detyron të them publikisht të vërtetën e pa mohueshme se ike “me bisht nën shalë”. Por një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, Flori erdhi me nxitim tek une dhe me ngriti shqetësin tuaj për këtë situatë kritike. Edhe pse ti kishte rreth 3 – 4 ditë që më kishe kërcënuar familjen time me banditët dhe të fortët e Fierit, urdhërova shefin e kabinetit të bente urgjente procedura që më kërkesën time zyrtare si minister të sigurohej viza për ty dhe bashkeshorten tuaj të nderuar.

Vizë qe ju e morët pa vonesë dhe me prioritet. Ti me shpifjet e tua banale dhe pa asnje shenje mirenjohje e merion te te permenden edhe raste fisnikerie. Sa i përket skemave piramidale, ato lindën, u rritën deri ne 50% te PBB-se dhe u shndërruan ne gropa e madhe ku humben miliona dollare rreth 1.8 milion shqiptarë nën qeverisjen varferuese te partise per te cilen ti ndjehesh here krenare dhe here kritik i ” rëndësishëm”, vetem per protagonizëm mediatik.

Pretendon siikur ti mbylle fobdacionin Xhaferin ne Lushnje, por ata të penguan. Kush të pengon? Kush i rrii humbjet e kreditoreve, te fondacioneve deri ne 50% perqind, pa asnjecaktivitet ekonomik?? Pikerisht partia jote. Pse u bashkuat përsëri me partinë e piramidave? Vete Berisha me shume vonese e pranoj se tolerimi i skemave piramidale ishte gabim me i rëndë ne karriren e tij politike.. Ti, “heroi yne kombetare”, kishe gjithë pushtetin me Saliun dhe Ritvanin per te bere hetimin e skemave piramidale edhe per mua, duke u mburrur se do te me kalbit në burg.

U lodhet shumë dhe gjete vetëm “qenin e ngordhur” të Kadri Rroshit. Jo vetem që nuk më futet ne burg por unë në vitin akademik 2005-2006, isha një vit në universitetin më të mirë në botë ne Universitetin e Harvardit, në një program lidershipi. Unë i kam fituar të gjitha gjyqet kundër sulmeve shpifëse të PD-së, dhe shpifesve ordinet dhe te pa lodhur si ty. Kur të doni ju vë në dispozicion një kopjente vendimeve gjyqesore, o shpifës ordiner dhe krenar. Por mbaj mend, o shpifës i pa-zakonshëm, mençurinë e popullit se: “Kush nuk ha hudhra nuk i mban erë goja”. Une profesor ne ekonomi, me karriere te shkelqyer profesionale qe nga 1986, ndoqa rrugetimin tim, profesional, akademike dhe politike pa shpifje dhe pa banalitet. Ndërsa ti, veteriner, krijove një universitet privat ne Juriprudence,, e rrite dhe e mbylle???. Sipas medias, ti je shitur disa herë tek maxhoranca aktuale për përfitime financiare. Bej te fal Taulantit!!! E mban mend kohën kur të thashë ballë për ballë në korridorin e parlamentit pse u shite për votën për të më shkarkuar nga KMBSH!? Ta thashë por nuk të shpalla armik.

Thjeshtë te shtova si një numër statistikore në kopenë e shpifëse dhe të vet-shiturve. Do një kopje të procesverbalit të asaj mbledhjeje në komisionin e ekonomisë??? Çdo shpifje e jotja është provë se sa i vogël je në shpirt. Je shumë më shumë se shume i vogël. Njerëzit e vegjël mbeten të vegjël edhe kur u bëjnë zhurma të mëdha për t’u vet-quajtur heronj.

Do ta lë këtu këtë pergjigje! Nqs nuk ndalesh nuk është faj im që ti e vet’meriton shprehjen e popullit tonë të mëncur: ” Edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë”. Kam kohë, prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë lehtësisht se në këtë rast je një shifes i pa vet-përmbajtur. Zoti të ndihmoftë të kuptosh se je duke u bërë deri qesharak!!

Murrizi nuk e ka lënë me kaq dhe ka shpërthyer edhe më keq ndaj Malajt duke hedhur poshtë akuzat e tij.

Pjesë nga reagimi i ish-deputetit të PD:

Në atë kohe të njihja si hajdut dhe enverist por jo si mashtrues e fëlliqesirë që shpif e mashtron si ordiner. Dhe nuk ika me bisht nder shale mor spurdhjak por nuk te dhash as doren dhe kam qëndruar e jam paguar si nendrejtor tatimesh deri me 6 gusht 1997 kur bera betimin si deputet.

Unë jam nga fshati Sulzotaj i Lushnjes mor “ trim” hibrid që ndryshon vendlindjen sipas rastit herë thua nga Tepelena her nga Vlora e Mallakastra dhe nuk kam patur asnjë lidhje ne 35 vite me asnje bande apo bandit e aq me pak me bandat e Fierit qe ishin dhe jane sherbetor te partis qe te beri ty ministër.

Shyqyr që nuk kishin dal telefonat BQ apo SKY, ECRO CAT ne ate koh mor Ben lapanjozi se ti do ishe denuar 100 vjet burg nga komunikimet me bandat dhe llumhanet e Vlores e te gjith Shqiperis dhe 25 vjet si hajdut qe “ shite” frigoriferin e Durresit per nje cop buke pasi te ngrohu xhepin ai qe e bleu

Pastaj ti mor Ben Cenaj ne ate koh e Ben mashtruesi sot edhe thua qe ishe “ trim” i rralle  se je nga Tepelena edhe thua qe une “ frikacaku”nga Lushnja te paskam kercenuar e ti qenke dhjer nga frika e nuk me hoqe dot

Tani ndaje pak Ben mashtruesi se çfar ke qen se te dy mashtrimet nuk te shkojnë. A ke qen trim apo mut?? Po eshte shum e vertet Ben piramida qe une kisha mbaruar VETERINER  ne vitet 1987-1992 por jam krenar qe kam mbaruar VETERINER se sa te isha nje ekonomis ordiner si ti qe je bere dr shkencaah me teme si tju marim parat Shqiptareve duke qene drejtor i bordit te keshillit ekonomik te firmes piramidale CENAJ Per VETERINER me çuan Ben ne vitin 1987 edhe pse kisha mbaruar te mesmen diten me mesatare 9.8 se nuk u bera dot spiun sigurimi Ben si ti e te kisha shkuar ne Universitetin e Tiranes duke mbaruar shkollen e mesme naten ne Llakatund te “ Tepelenes” meqe je Tepelenas. Versus.al

Poll