Policia ka lëvizur nga pozicioni i saj fillestar duke u afruar tek protestuesit.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e drejtuesve të protestës, deputetëve të PD-së të cilët kërkojnë largimin e tyre.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka kërkuar largimin e tyre, ndryshe të gjithë protestuesit do shkojnë në Surrel.
‘Siç e shikoni, një protestë paqësore po provokohet nga narkopolicia. I bën thirrje nipit të Enver Hoxhës, sulltan Surrelit, i bën thirrje kreut të organizatës kriminale që të tërheq narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli.
Çdo provokim i protestuesve paqësor, do të ketë një përgjigje dhe përgjigja është; të gjithë drejt Surrelit, asnjë rrugë tjetër nuk ka.
Po nuk larguan në mënyrë urgjente këta narkopolicë, banditë të veshur me uniformë policie, Surrelit do të jetë destinacioni i protestuesve’, tha Flamur Noka nga sheshi Shqiponja.








