AKTUALITET /

"Lëviznin automjete të dyshimta", policia kontrolle të befasishme në hyrje të Vlorës

Po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Shkruar nga Versus
"Lëviznin automjete të dyshimta", policia kontrolle të
Foto nga Vlora

Policia zhvilloi mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim apo të atyre që mbajnë me vete sende të paligjshme.

Kontrollet u zhvilluan në hyrje të qytetit me përqendrim tek automjetet që konsiderohen si “të dyshimta”. Në segmentin hyrës u ndaluan dhe verifikuan disa automjete që vinin nga autostrada Fier-Vlorë.

Në terren kanë qenë të pranishme Forcat “Shqiponja”, patrullat e rendit si dhe Policia Rrugore, të cilat kanë ushtruar kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve. Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar. Versus.al

Poll