AKTUALITET /

Lëvizte me ar*ë dhe fishekun gati për zjarr, arrestohet 30 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Në pranga ra edhe shoku i tij për moskallëzim krimi.

Shkruar nga Versus

Lëvizte me ar*ë dhe fishekun gati për zjarr, arrestohet 30

Tiranë- Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim, i identifikuar si Silveste Syla është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia.

Forcat “shqiponja” kryen arrestimin e tij në rrugën “Ibrahim Rugova” ku u pa duke lëvizur në këmbë. Gjatë një kontrolli të bërë nga policia, të riut iu gjet një armë zjarri pistoletë të cilën e mbante në brez dhe në fole kishte një fishek gati për të qëlluar.

Syla rezulton personazh me precedentë të theksuar penalë pasi ishte dënuar më parë për vjedhje me dhunë. Në pranga ra edhe shoku i tij Erjon Tafllaku për moskallëzim krimi. Versus.al

Poll