AKTUALITET /

Lezhë/ Me kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina: Policia çmonton grupin e drogës! Dy të arrestuar dhe 12 nën hetim

Operacioni çoi në arrestimin e dy personave dhe shoqërimin e 12 të tjerëve, të cilët aktualisht janë nën hetim në gjendje të lirë. Të gjithë të përfshirët janë të moshave nga 22 deri në 38 vjeç.

Shkruar nga Versus
Lezhë/ Me kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina: Policia
Policia e Lezhës

Një grup i strukturuar të rinjsh që dyshohet se merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, përfshi edhe substanca të rënda sintetike si ekstazi dhe MDMA, është goditur nga Policia e Lezhës gjatë një aksioni të zhvilluar në orët e fundit.

Operacioni çoi në arrestimin e dy personave dhe shoqërimin e 12 të tjerëve, të cilët aktualisht janë nën hetim në gjendje të lirë. Të gjithë të përfshirët janë të moshave nga 22 deri në 38 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Lezhës, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. J., 25 vjeç dhe E. S., 32 vjeç, ndërsa ndaj 12 të tjerëve është nisur procedimi penal:
A. D., 24 vjeç, S. G., 35 vjeç, B. M., 22 vjeç, C. U., 36 vjeç, A. T., 22 vjeç, F. G., 24 vjeç, S. R., 28 vjeç, K. Z., 28 vjeç, D. K., 38 vjeç, E. S., 30 vjeç, F. A., 35 vjeç dhe S. A., 34 vjeç.

Gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve me të cilat lëviznin personat e ndaluar, efektivët e policisë sekuestruan sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike të llojeve të ndryshme: kanabis, ekstazi, kokainë dhe MDMA, të gjitha të ndara në doza të gatshme për shpërndarje.

Materialet hetimore janë referuar pranë Prokurorisë së Lezhës, e cila ka nisur procedurat për veprime të mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarve. Versus.al

Poll