AKTUALITET /

Lirohet hapësira publike e kthyer në parkim në Tiranë, makinat hiqen me karrotrec

Policia ka proceduar penalisht 39 vjeçarin A.D për veprën penale "pushtimi i tokës".

Shkruar nga Versus

Lirohet hapësira publike e kthyer në parkim në Tiranë,

Tiranë- Një tjetër hapësirë e përbashkët pallati e kthyer në parkim të paligjshëm është liruar në rrugën “Medar Shtylla”.

Policia në bashkëpunim me IKMT ndërhynë në hapësirën e zaptuar e cila ishte kthyer në parkim me pagesë për automjetet. Për zaptimin e tokës, u procedua penalisht 39 vjeçari A.D. Ndërsa makinat e parkuara në mënyrë të paligjshme u hoqën me karrotrec.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej disa ditësh në të gjithë vendin pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. Versus.al



Poll