AKTUALITET /

Lirohet nga burgu Lefter Alla, ish-kyebashkiaku i Bulqizës u dënua pak muaj më parë me 2 vjet burg

Alla rezulton se është liruar që në muajin Gusht nga burgu i Fierit për plotësimin e kohës së dënimit, por lirimi i tij ka kaluar në heshtje. 

Shkruar nga Versus

Lirohet nga burgu Lefter Alla, ish-kyebashkiaku i Bulqizës u dënua pak

Ish-Kryetari socialist i Bashkise se Bulqizes Lefter Alla është liruar nga burgu pas denimit për mosbarazi në tendër.

Alla rezulton se është liruar që në muajin Gusht nga burgu i Fierit për plotësimin e kohës së dënimit, por lirimi i tij ka kaluar në heshtje. 

Pak muaj më parë Gjykata Posaçme e Apelit e dënoi me 3 vite burg Lefter Allën, i cili u gjet fatjor për vepren penale të shkelje te barazisë në tendera dhe shpërndorim të deryrës. Për ish nënkryetarën Enkeleda Lleshi dënimi i saj u konvertu në shërbim prove. Lirim me kusht përfituan edhe 4 ish punonjës të bashkisë të cilët nga SPAK akuzën për shkeljes së barazisë në  tendera pasi ishin pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla në bashkëpunim me ish zyrtaret e bashkisë u akuzua se favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujesjellesin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është ne administrimin e të afermit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për ujësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Tennderi për ndërtimin e ujësjellësit ishte me vlere rreth 3 milion euro. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: