AKTUALITET /

Lokali “Bojo” në Radhimë gjobitet me 4 milionë lekë të vjetra, procedohet penalisht administratori

Ndaj administratorit të lokalit, shtetasit Bojo Begotaraj, 57 vjeç, banues në Radhimë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën “Prishja e qetësisë publike”.

Shkruar nga Versus

Lokali  “Bojo” në Radhimë gjobitet me 4 milionë

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, është konstatuar se lokali i resortit “Bojo” në Radhimë vijonte të transmetonte muzikë pas orës 24:00, në kundërshtim me rregulloret në fuqi. Si rezultat, ndaj subjektit u vendos një gjobë administrative prej 4 milionë lekësh të vjetra.

Po ashtu, ndaj administratorit të lokalit, shtetasit Bojo Begotaraj, 57 vjeç, banues në Radhimë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën “Prishja e qetësisë publike”. Autoritetet kanë bërë thirrje për respektimin e orarit dhe rregullave të miratuara për ruajtjen e rendit gjatë sezonit turistik.

Njoftimi i Policisë:

U konstatua duke gjeneruar muzikë pas orarit të lejuar, gjobitet me 400 000 lekë dhe procedohet penalisht pronari i lokalit në Radhimë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariatet në varësi vijojnë kontrollet intensive në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për monitorimin e subjekteve që organizojnë aktivitete me muzikë, në shkelje të kufijve të lejuar të zhurmës ose në kundërshtim me orarin e përcaktuar për muzikë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në Radhimë, u konstatua një lokal që gjeneronte muzikë pas orës 24:00. Për këtë shkelje, u vendos menjëherë masa administrative me vlerën prej 400 000 lekësh. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndaj shtetasit B. B., 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon ndaj të gjithë administratorëve të subjekteve që të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës dhe orarin e përcaktuar për muzikë, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për pushuesit dhe banorët./Versus.al

Poll