
Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se Franca mund ta ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit nëse ky i fundit vazhdon të bllokojë ndihmën humanitare për Gazën.
“Nëse nuk ka një përgjigje që i përgjigjet situatës humanitare në orët dhe ditët në vijim, padyshim që do të na duhet të ashpërsojmë qëndrimin tonë kolektiv”, tha Macron, duke shtuar se Franca mund të shqyrtojë zbatimin e sanksioneve kundër kolonëve izraelitë.
“Por unë ende shpresoj që qeveria e Izraelit do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe se më në fund do të kemi një përgjigje humanitare”,-shtoi presidenti francez. Versus.al







