Durrës- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Rrashbull ku makina ka përplasur një 80 vjeçar.
I moshuari po kalonte rrugën teksa u përplas nga mjeti që drejtohej nga i riu O.P 26 vjeç. Shoferi është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.
Ndërsa dyshohet se ka qenë viktima ai që i ka prerë rrugën të riut me makinë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Versus.al







