AKTUALITET /

Makinat bëhen 'copash'/ Aksident i frikshëm në Qafë Thanë, plagosen tre persona, një në gjendje të rëndë

Shkruar nga Versus

 

Makinat bëhen 'copash'/ Aksident i frikshëm në

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafë Thanë, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre një në gjendje kritike për jetën.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit nuk janë përcaktuar ende, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. /Versus.al

Tags:

aksident

Poll