AKTUALITET /

Marrja peng dhe dhunimi i Ilir Topçiut nga vëllai i deputetit të PD-së, shkarkohet nga detyra drejtori i policisë së Korçës

Në njoftimin thuhet se nga analiza e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka konfirmuar se detyrimet ligjore nuk janë përmbushur nga ky komisariat dhe se reagimi i policisë nuk ka qenë i mjaftueshëm, duke dëmtuar imazhin e institucionit në komunitet.

Shkruar nga Versus

Marrja peng dhe dhunimi i Ilir Topçiut nga vëllai i deputetit

Pas ngjarjes së fundit në Devoll, ku 32-vjeçari Ilir Topçiu i cili ishte në arrest shtëpie u mor me forcë nga banesa, u mbajt për disa orë, iu ushtrua dhunë fizike dhe u kanos jeta nga vëllai i deputetit Bledion Nallbati, Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku ka shkaktuar furtunë në drejtorinë e policisë Korçë.

Në njoftimin thuhet se nga analiza e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka konfirmuar se detyrimet ligjore nuk janë përmbushur nga ky komisariat dhe se reagimi i policisë nuk ka qenë i mjaftueshëm, duke dëmtuar imazhin e institucionit në komunitet.

Si pasojë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka marrë masa të menjëhershme:

Shkarkimin nga detyra të Drejtorit të DVP Korçë, Erion Ahmeti;

Pezullimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor.

Gjithashtu, është nisur një hetim disiplinor për të gjithë zinxhirin drejtues të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll për mospërmbushje të detyrave që sollën pasoja të rënda.

Derisa të përfundojë konkursi për Drejtor Vendor, detyrën e Drejtorit të DVP Korçë e ka marrë përkohësisht Islor Islami, më parë Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.

Njoftimi i Policisë së Shtetit: 

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, për motive të dobëta, u mbajt për disa orë, si dhe ndaj tij u ushtrua dhunë fizike dhe u kanos për jetën, dhe pas një analize të kryer në lidhje me veprimet dhe menaxhimin e situatës, rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet.

Për sa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur:

Shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Erion Ahmeti;

Pezullimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Drejtues Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, bazuar në nenin 121 të Ligjit për Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll, për mospërmbushje të detyrave të cilat kanë sjellë pasoja të rënda.

Po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri në përfundim të konkursit për Drejtor Vendor, është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Islor Islami, i cili deri sot mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se analizon me përgjegjësi çdo rast të mosveprimit profesional dhe në përputhje me ligjin nga punonjësit e saj, duke marrë masa ndëshkimore bazuar në Ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Rregulloren e Policisë./Versus.al

Poll