AKTUALITET /

Masakra e Dobraçit, prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencë! I kalon SPAK-ut për hetim

Për shkak të "peshës së rëndë" që mbart kjo ngjarje, hetimet tashmë do merren në dorë nga SPAK.

Shkruar nga Versus

Masakra e Dobraçit, prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencë!

Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencë për hetimin e masakrës së ndodhur pasditen e 30 tetorit në Dobraç ku mbetën të vdekur në total 4 persona, Hamza Lici dhe Arlind Bushati të cilët u qëlluan me breshëri dhe bashkëshortët Bashkim dhe Flutura Basha të cilët po kalonin rastësisht kur u përplasën nga makina e “shënjestrave”.

Tashmë çështja do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) pasi dyshohet se atentati është planifikuar dhe kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Për ngjarjen janë shpallur në kërkim Izmir Sakica dhe Samuel Troshani të cilët njihen si anëtarë të grupit të Bajrajve në Shkodër. Policia mori në pyetje kreun e grupit “Bajri” Safet Bajrin si një prej të dyshuarve për ngjarjen, por ky i fundit argumentoi se ka qenë me familjarët në momentin kur ka ndodhur atentati, duke u paraqitur si provë edhe pamje filmike të tij brenda banesës.

Ndërkohë, përveç kontrolleve për kapjen e autorëve që dyshohet të kenë qenë 3 persona të cilët sulmuan me mjetin “Range Rover” dhe më pas një i katërt i mori nga vendi ku u dogj mjeti, policia po kontrollon edhe për kapjen e personit “misterioz” të shfaqur pas masakrës.

Mediat raportuan se ka dyshime që personi të jetë vetë i shumëkërkuari Ibrahim Lici i cili dyshohej se ndodhej në Turqi. Raportohet se Lici mund të jetë i plagosur dhe dyshimet janë që po trajtohet në një klinikë mjekësore private në jug të vendit. Deri më tani kontrolle janë kryer në Fier dhe Vlorë, por pa rezultat. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: