Dodë Mamli i cili u ekzekutua sot në fshatin Zhej të Kurbit, është babai i Elton dhe Tom Mamli, të përfshirë në masakrën e Mamurrasit në 2015.
Elton dhe Tom Mamli akuzohen për vrasjen e Naim Tafës dhe plagosjen e Idriz Tafa dhe Altin Çoku. Elton Mamli dhe Tom Mamli, vëllezër me njëri-tjetrin, në dt. 23.09.2015, kanë zhvilluar një konflikt të ashpër të armatosur me kushërinjtë Gazmir dhe Taulant Tafa, në qendër të Mamurrasit, pranë stacionit të Trenit.
Nga konflikti i armatosur ka mbetur i vdekur Naim Tafa, i cili ishte i përfshirë në përleshje. Ndërkohë që u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin, bashkë me shumë persona të tjerë, në zonën e stacionit të trenit.
Prokuroria e Kurbinit kërkoi 107 vjet burgim në total për 4 persona, të akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Ngjarja në 2015:
Prokuroria e Kurbinit dërgoi për gjykim 4 persona të akuzuar për “vrasje në tensionuese”, në përfundim të hetimeve, nga ku rezultoi se të pandehurit kanë një konflikt të ashpër të armatosur me njëri-tjetrin, në qendër të Mamurrasit, pranë stacionit të trenit, që është i vdekur një person që ka në përleshje dhe u plagos të dy.
Ngjarja ka ndodhur në datën 23.09.2015, ku kushërinjtë Gazmir, Taulant dhe Naim Tafa janë përplasur me armët me vëllezërit Elton dhe Tom Mamli. Nga konflikti i armatosur ka mbetur i vdekur Naim Tafa, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të gjithë ata gjendeshin me shumë persona të tjerë në qëndrimin e tyre.
Sipas prokurorisë, konflikti ndërmjet familjeve Tafa dhe Mamli ka filluar kohë më parë në Suedi, ku janë përplasur fizikisht për motive të dobëta kushëriri i të pandehurve Tafa, Edmond Tafa me vëllezërit Mamli. Ky konflikt ka vijuar edhe në Shqipëri.
Rreth një muaj para ngjarjes, Edmond Tafa dhe i pandehuri Gazmir Tafa kanë rrahur në Mamurras Elton Mamlin. Pas kësaj ngjarjeje, vëllezërit Mamli kanë debatuar edhe me kushëririn e tyre, Dorjan Mamli, për faktin se ky i fundit shoqërohej me Tafajt, të cilët ishin “kundërshtarët e tyre”.
Dorjan Mamli nuk ka pranuar të shkëpusë lidhjet me Tafat dhe për këtë arsye, ditën e ngjarjes, më 23 Shtator 2015, vëllezërit Elton dhe Tom Mamli kanë rrahur kushëririn e tyre, Dorjan Mamlin. Pas episodi, vëllezërit Mamli janë larguar me mjetin e tyre Range Rover.
Ndërsa Dorjan Mamli është takuar me kushërinjtë Tafa, të cilëve u ka treguar për ngjarjen. Këta të fundit (Tafat) kanë dalë me mjetin e tyre, tip “Benz”, në kërkim të vëllezërve Mamli.
Të dy palët janë përballur me njëri-tjetrin përballë stacionit të trenit dhe fillimisht kanë përplasur mjetet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pas përplasjes, të dy palët, të armatosur, kanë dalë nga mjetet dhe kanë qëlluar kundër kundër-tjetrit. Konflikti i armatosur ka ndodhur në një moment kur ambienti ka qenë i populluar me shumë njerëz.
Nga goditjet me armë, ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Naim Tafa, i cili gjendej nën shoqërinë e kushërinjve Tafa. Po ashtu, nga goditja me armë, kanë mbetur të plagosur edhe shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të gjendeshin rastësisht në vend të ngjarjeve.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Kurbinit kërkoi dënimet si më poshtë:
Tom Mamli të dënohet me 33 vjet burgim
Elton Mamli të dënohet me 26 vjet burgim
Gazmir Tafa të dënohet me 24 vjet burgim
Taulant Tafa të dënohet me 24 vjet burgim







