AKTUALITET /

Mashtrim dhe pastrim parash, gjykata lehtëson masën për italianin Telesca: Skema si zhvati miliona përmes “Euro Beton”

Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë për shtetasin italian Giovanni Telesco, i dyshuar për mashtrim, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, ndërsa hetimet e prokurorisë vijojnë për një skemë të dyshuar financiare dhe shmangie të detyrimeve tatimore.

Shkruar nga Versus

Mashtrim dhe pastrim parash, gjykata lehtëson masën për italianin

Gjykata e Tiranës ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për shtetasin italian Giovanni Telesca, duke i caktuar “detyrim paraqitjeje”. Ai është administrator i kompanisë “Euro Beton 2005” dhe dyshohet për veprat penale “mashtrimi”, “fshehja e të ardhurave” dhe “pastrimi i parave”.

Hetimet e kryera nga prokurori Bledar Valikaj kanë zbuluar, sipas organit të akuzës, një skemë të dyshuar komplekse të pastrimit të parave dhe shmangies së detyrimeve tatimore.

Sipas prokurorisë, “nga tërësia e të dhënave të administruara deri në këtë fazë, krijohen dyshime të arsyeshme se shtetasi Giovanni Battista Telesca, administrator i shoqërisë ‘Euro-Beton 2005’ sh.p.k., ka mashtruar me anë të shpërdorimit të besimit shtetasin Altin Mamica, duke përfituar në cilësinë e administratorit të shoqërisë ‘Euro Beton 2005’ sh.p.k., ku 51% të aksioneve zotërohen nga djali i tij Pietro Telesca”.

Në vijim thuhet se ai ka zhvilluar aktivitet ekonomik të pafiskalizuar, duke gjeneruar të ardhura të konsiderueshme dhe duke shmangur detyrimet tatimore përmes mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme sipas ligjit.

Prokuroria thekson gjithashtu se vetëm vlera e TVSH-së së dyshuar të papaguar arrin në 14.972.918 lekë.

Hetimet për çështjen vijojnë.

/Versus.al

Poll