Një çift personash është arrestuar nga policia nën dyshimin se kishin mashtruar qytetarët duke u shtirur si agjentë imobilarë dhe duke u thënë se do t’u blinin apartamente.
Në pranga kanë rënë Elvis Ramca 39 vjeç dhe Veriana Ziu 34 vjeçe të cilët bashkëjetonin në Tiranë. Të arrestuarit falsifikonin mandatet e bankës për të mashtruar qytetarët se kishin kryer pagesën ndërsa të njëjtin dokument ua paraqisnin edhe firmave të ndërtimit për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.
Hetimet zbuluan se çifti kishte mashtruar dy persona të cilëve u kishin marrë paratë dhe nuk u kishin blerë asnjë apartament përveçse u kishin paraqitur mandatin e falsifikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

