AKTUALITET /

Mbante armë dhe eksploziv për grupet kriminale, arrestohet 57 vjeçari në Vlorë (EMRI)

Shkruar nga Versus
Mbante armë dhe eksploziv për grupet kriminale, arrestohet 57
Momenti i arrestimit të Sinanajt

Vlorë- Policia ka arrestuar 57 vjeçarin Xhevahir Sinanaj të cilit i janë gjetur në banesë armë zjarri dhe sasi lënde eksplozive e ndarë në 10 kallëpe.

Dyshohet se i mbante të fshehura armët për llogari të grupeve kriminale. Gjatë kontrollit të ushtruar pranë banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

 • 3 armë zjarri, të fshehura në një çantë.

 • Një sasi lëndë eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: