AKTUALITET /

Mbërrijnë mijëra zarfe të Diasporës në Shqipëri, ja nga vjen shumica e votave. Çfarë duhet të kenë kujdes emigrantët

Aktualisht, në Parkun Olimpik “Feti Borova” në Tiranë po përgatiten edhe 13 mijë zarfet e fundit për t’u dërguar drejt votuesve që jetojnë jashtë vendit.

Shkruar nga Versus

Mbërrijnë mijëra zarfe të Diasporës në

Procesi i votimit nga Diaspora për zgjedhjet e ardhshme po vijon me ritme të kontrolluara. Deri më tani, janë nisur drejt votuesve në emigracion 232,262 zarfe, që përmbajnë fletën e votimit dhe udhëzimet përkatëse. Nga këto, 58,128 zarfe janë marrë nga zgjedhësit, ndërsa 3,887 janë kthyer në Shqipëri të plotësuara.

Aktualisht, në Parkun Olimpik “Feti Borova” në Tiranë po përgatiten edhe 13 mijë zarfet e fundit për t’u dërguar drejt votuesve që jetojnë jashtë vendit. I njëjti ambient është përcaktuar si qendër grumbullimi për votat e ardhura nga diaspora, të cilat do të numërohen pas datës 11 maj.

Sipas të dhënave të deritanishme, shumica e votave të kthyer vijnë nga këto vende:
• Italia – 2,148 vota (0.9%)
• Gjermania – 689 vota (0.3%)
• Mbretëria e Bashkuar – 337 vota (0.1%)
Greqia – 336 vota (0.1%)

Megjithëse në numër më të vogël, zarfe të plotësuara janë kthyer edhe nga vende të largëta, si Shën Helena, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Anglia, çka dëshmon për përfshirjen e gjerë të komunitetit shqiptar në diasporë në këtë proces.

Autoritetet zgjedhore theksojnë se procesi i kthimit të zarfeve është në vijim dhe pritet që numri i përgjithshëm i votave të rritet në ditët në vijim, ndërkohë që theksi mbetet te siguria dhe korrektësia e administrimit të votës së emigrantëve. /Versus.al/

Tags:

diaspora vota

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: