AKTUALITET /

Mbingarkohet Kapshtica për Pashkë, mbi 18 mijë persona hynë në territorin shqiptar

Numri i hyrjeve të shtetasve shqiptarë në vendin tonë vijon të mbetet i lartë. Gjatë 72 orëve të fundit, nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë kanë hyrë mbi 18 mijë persona, ndërsa mbi 8 mijë të tjerë kanë dalë drejt Greqisë.

Shkruar nga Versus

Mbingarkohet Kapshtica për Pashkë, mbi 18 mijë persona hynë

Numri i hyrjeve të shtetasve shqiptarë në vendin tonë vijon të mbetet i lartë. Gjatë 72 orëve të fundit, nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë kanë hyrë mbi 18 mijë persona, ndërsa mbi 8 mijë të tjerë kanë dalë drejt Greqisë.

Ky fluks ka ardhur si pasojë e pushimeve që shtetasit shqiptarë kanë marrë për Pashkët të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pranë familjarëve të tyre në atdhe.

Aktualisht, në pikën kufitare të Kapshticës situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për radhë apo vonesa. Sipas informacioneve, po punohet me 5 sportele për të përballuar fluksin në mënyrë efikase.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: