AKTUALITET /

Mbytet turistja në Vlorë, intubohet e bija! Plazhi privat pa vëzhgues

Sipas informacioneve paraprake, rreth mesditës, dy gratë janë nxjerrë nga deti nga pushuesit dhe më pas janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkruar nga Versus
Mbytet turistja në Vlorë, intubohet e bija! Plazhi privat pa
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku dy turiste ukrainase, nënë e bijë, kanë rrezikuar të mbyten në det.

Sipas informacioneve paraprake, rreth mesditës, dy gratë janë nxjerrë nga deti nga pushuesit dhe më pas janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, nëna ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes në spital. Ndërkohë, e bija ndodhet ende në intubim.

Ishin pushuesit që ju dhanë ndihmën e parë dy turisteve pasi plazhi privat ku ato po pushonin nuk kishte roje bregdetare.

Sipas rrëfimeve të qytetarit, Fitim Bozhekut që rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar turistet, ambulanca erdhi të paktën gjysmë orë me vonesë për shkak të trafikut të rënduar në zonën e Lungomares ku shpesh në korsinë e ngushtë të shëtitores pengesë bëhen edhe makinat që ndalojnë në rrugë.

Poll