AKTUALITET /

EMRAT/ Lëvizje në Policinë e Shtetit: Ndryshime në drejtimin e komisariateve në Tiranë, Kukës dhe Shkodër

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një raund të ri ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të Tiranës.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Lëvizje në Policinë e Shtetit: Ndryshime në drejtimin

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një raund të ri ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të Tiranës. Ndryshimet përfshijnë gjithashtu edhe drejtuesit e drejtorive vendore në Kukës dhe Shkodër, si pjesë e një procesi rotacioni dhe riorganizimi në nivelet e larta të policisë.

Emërimet e reja në Policinë e Shtetit

Idriz Daulle, nga zvdr. i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Besmir Qebini, nga Shef Komisariati i Policisë nr 5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë./Versus.al

 

Poll