AKTUALITET /

Publikohet fotoja e ish-shefit të krimeve Erion Dani, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge

Grupi kriminal dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa episode të trafikut të sasive të mëdha të drogës, që variojnë nga 850 deri në 1000 kilogramë.

Shkruar nga Versus

Publikohet fotoja e ish-shefit të krimeve Erion Dani, i shpallur në

SPAK ka goditur një tjetër grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “Ura”. Janë lëshuar 13 urdhër-arreste, mes të cilëve edhe për zyrtarë të forcave të rendit.

Gjatë aksionit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Shkodër, janë arrestuar 8 persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, përfshirë ish-shefin e krimeve në Komisariatin nr. 3 të Tiranës, Erjon Dani, i cili më herët është larguar nga Policia e Shtetit dhe sipas burimeve në media është arratisur nga Shqipëria. 

Publikohet fotoja e ish-shefit të krimeve Erion Dani, i shpallur në
Erjon Dani, ish-shefi i krimeve në Komisariatin nr:3, i shpallur në kërkim nga SPAK

Grupi kriminal dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa episode të trafikut të sasive të mëdha të drogës, që variojnë nga 850 deri në 1000 kilogramë. Urdhrat e arrestit janë firmosur nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi, pas hetimeve të thelluara që përfshinë edhe zbërthimin e komunikimeve të koduara në aplikacionin SkyECC.

Erjon Dani është përmendur më herët edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në vitin 2019 denoncoi praninë e agjentëve pa çertifikatë sigurie në Komisariatin nr. 4 në Tiranë, duke përmendur në atë kohë edhe emrin e Danit./Versus.al

Poll