Nëna, babai dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçare shqiptare që u gjet e vdekur në pishinën e një vile në Paxos të Greqisë të enjten pasdite, pranë shtëpisë ku jetonte fëmija, kanë dhënë detaje të reja rreth tragjedisë para grupit hetimor, ndërkohë që një dëgjesë më e detajuar do të bëhet të hënën para prokurorit të çështjes.
Prokurori ngriti padi penale kundër tre të afërmve të vajzës për ekspozimin e një të miture në rrezik, pasi nëna, babai dhe gjyshi ishin në shtëpi dhe flinin kur 4-vjeçarja u zhduk.
Të afërmit e vajzës shqiptae të pafat deklaruan se 4-vjeçarja po luante në korridorin e shtëpisë dhe se zhdukja e saj ishte diçka që ata nuk e prisnin dhe ndodhi brenda pak minutash.
Vërehet se sapo të afërmit kuptuan zhdukjen e vajzës, ata njoftuan policinë dhe filluan kërkimin e saj me fqinjët dhe oficerët e policisë, por pa sukses. 4-vjeçarja u gjet pa ndjenja pak kohë më vonë në pishinën e një vile disa metra larg shtëpisë familjare, nga kuzhinieri që kishte shkuar atje për të punuar. Përpjekje të menjëhershme për ringjallje u bënë nga një mjek nga Qendra Shëndetësore e Paxos, por ato nuk patën sukses.






