
Korçë- Policia ka arrestuar një ish-të dënuar për vrasje i cili ishte nën hetim disa javor nga autoritetet. Gjatë ndërhyrjes së policisë, 27 vjeçarit Fabion Muçollari iu gjet një pako me kokainë dhe 2 armë zjarri.
Ai ka qenë i dënuar më herët për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Fabio Hila në vitin 2016 dhe konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë. Pasi vuajti dënimin 7 vjeçar, Muçollari ka qenë nën vëzhgimin e policisë. Pasi kreu krimin e rëndë, u zbulua se shkak ishte bërë sherri mes tij dhe viktimës për një vajzë.
Ndërsa gjatë kontrolleve në banesë i është gjetur një shkop bejsbolli dhe shumë parash që i janë sekuestruar tashmë nga policia. Versus.al







