
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha në emisionin “Opinion” ka rrëfyer disa prej momenteve më të vështira që ka përjetuar gjatë karrierës së tij. Teksa foli për bosët e krimit të organizuar, Hoxha dhe se i është dashur të negociojë me ta edhe për jetën në disa raste të caktuara.
“Ka patur disa momente. Mua jo në një rast por në shumë raste më është dashur të negocioj për jetën. I kam njohur personalisht një pjesë shumë të madhe. Unë pi vetëm kafe turke dhe kur më pyesnin njerëzit pse pi vetëm kafe turke, u them kam qenë në aq shumë vaki dhe prandaj”- tha Hoxha.
Ndër të tjera, ai veçoi ngjarjet e vitit 1997 si momentet më të vështira gjatë karrierës së tij. Ai tregoi se Berati ishte zona me numrin më të madh të krimeve të rënda dhe zbuloi sesi ishte qëlluar me armë zjarri drejt tij dhe bashkëudhëtarëve të tij teksa po kalonin pranë Urës Vajgurore.
“Ka patur një rast, duhet të shkoja në shtëpi dhe nuk gjeja makinë. Ndalova në Lushnjë, aty ku kontrollonte banda e Karbunarës, për fat të mirë i njihja dy prej tyre. Më nisën deri në Poshnje, zona ku kishin mundësi të lëviznin lirisht. Në urën Vajgurore, ku ishte vendosur familja Protoduari, ishin vendosur disa njerëz nga veriu që merreshin me sigurinë e vilës dhe kishin tank. Dei aty vija në këmbë. Një prej pjesëtarëve të familjes e njihja dhe kisha lirinë që të shkoja aty.
U bashkova me tre të tjerë nga Berati dhe ndërkohë që ecnim vjen një makinë me shpejtësi dhe na shënjestruan, ia nisën të qëllonin. Ne u shtrimë barkas në kanal dhe ishte shumë e vështirë sepse nuk e kuptojë pse po qëllonin”- u shpreh gazetari.








